TIRANE

Në konferencën për mediat, kreu i shtetit Ilir Meta apeloi disa herë partitë politike në gjetjen e zgjidhjeve për kapërcimin e krizës politike. Meta tha se do të ishte e pamorlashme, nëse aktorët kryesorë politikë në vend do të nisnin pushimet në gusht e në shtator të mendojnë për zgjidhjen e krizës. Përgjigjja e Metës, erdhi pas pyetjes së gazetarit të NeWs24, nëse do të ishte i gatshëm kreu i shtetit të dekretojën një tjetër datë për zgjedhjet, nëse kjo do i shërbente zgjidhjes së krizës.

“Nëse ka të bëjë me faktin që drejtuesit janë kaq të papërgjegjshëm sa gjithë gushtin të ikin me pushime e në shtator të mendojnë për krizë, do ishte kulmi i papërgjegjeshmërisë për të gjithë atë që kanë gatuar vetë me duart e tyre. Kjo do të ishte e papranueshme e pamoralshme. Shqipëria në 2002 ka patur të njëjtin hap me kroacinë. Romano Prodi erdhi këtu tha stabilitet, stabilitet, stabilitet.. Ne s’i vlerësuam këto vijuam me punët tona, ai që paguan është populli shqiptar, me këtë mungesë përgjegjësie e këtë zbrazje të Shqipërisë nga të rinjtë. Dhe shpresoj shumë edhe në reflektimin e kryeministrit dhe në cdo moment që është i gatshëm jam gati ta pres kudo që ai mendon por në mënyrë publike e transparence, sepse po i afrohemi kundërkohës. Nuk është në interesin e kryeministrit për vijimin e kësaj situate. Shpresoj në reflektimin e tij.” theksoi Meta, ndërsa theksoi se nuk është në këtë detyrë për plotësimin e kërkesave apo dëshirave të asnjë prej forcave politike.

“Nuk jam këtu për të dhënë një gjykim as mbi kërkesat apo listën e dëshirave të opozitës, apo të kryeministrit për cështje të caktuara. Dhash vlerësimin tim për datën 13 tetor, është i paevitueshëm nga të gjithë, që duan një proces të ligjshëm, meqë kemi zgjedhje më 13 tetor, dhe kemi këtë situatë që kemi në kuvend, që nuk më duket normale e përfaqësuese, t’i jepnim zgjidhje të gjitha cështjeve, përfshi edhe për Presdientin. T’i japim mundësi qytetarëve të shprehen me vote. Këtë parashikon kushtetuta e Shqipërisë, zgjedhje dhe jo votime” vijoi më tej kreu i shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb