PARIS-Francezët votojnë sot në turin e dytë të zgjedhjeve legjislative që pritet të shënojnë një maxhorancë domethënëse për deputetët e presidentit, Emmanuel Macron dhe të gjitha mundësitë për këtë të fundit për të nisur reformat përballë opozitës.

Vetëm përmasa e fitores së partisë së Presidentit “Republika në Marshim” (REM) ngre ende pikëpyetje. Ajo duhet të marrë 400 deri në 470 vende deputetësh nga 577.

Partia e tij “Republika në Marshim”, së bashku me aleatët e “MoDem”, priten të fitojnë shumicën e vendeve në legjislaturën e re të Francës. Partitë tradicionale, ndërkohë, po i nxisin votuesit të mbështesin rivalët e Macron, në mënyrë që të ndalin monopolizimin e pushtetit.

Vetëm 17,75 për qind nga 47 milionë zgjedhës kishin votuar në orën 10:00 GMT, më pak se në turin e parë më 11 qershor (19,24 për qind) dhe se në turin e dytë të zgjedhjeve në vitin 2012 (21,41 për qind). Me këtë ritëm, abstenimi mund të kalojë nivelin historik (51,29 për qind) regjitruar në turin e parë.

Hapur që prej orës 06:00 GMT, qendrat e votimit do të qendrojnë të hapura deri në orën 16:00 GMT dhe 18:00 GMT në qytetet e mëdha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: