Holandezi Ronald Koeman ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj klubit dhe stafit të Barcelonës.

Muajt e fundit kanë gëluar zërat se Koeman në fund të sezonit do të shkarkohet jo vetëm prej rezultateve, por edhe prej lojës.

Koeman ka kërkuar që të respektohet më shumë trajneri dhe lojtarët, pasi klubi po përfshihet shumë me mediat lidhur me të ardhmen e trajnerit, gjë të cilët e quan mungesë respekti.

Po ashtu ai ka thënë se në fund të sezonit nuk e ka ndjerë aspak mbështetjen e klubit.

“Ju duhet të respektoni më shumë trajnerin dhe lojtarët tuaj. Në pjesën e fundit të sezonit nuk kam ndjerë mbështetjen e klubit. Gjërat kanë dalë në shtyp. Ata nuk e meritojnë atë lloj trajtimi, gjërat duhet të bëhen ndryshe. E di që ka shumë presion këtu dhe e pranoj këtë, por nganjëherë mendoj se në këtë vend ka shumë më tepër një kulturë me mediat që përfshihen në të ardhmen e një trajneri, gjë që mendoj se është mosrespektuese.”- tha Koeman.

Ronald Koeman firmosi verën e kaluar me Barcelonën dhe duket se aventura e tij do të mbyllet me 1 vit. Ai këtë sezon nuk arriti asgjë me Barcelonën, u eleminua nga Champions League, Kupa e Mbretit si dhe në kampionat i ka humbur shpresat për titullin teksa në javën e fundit i rrezikohet edhe vendi i tretë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb