Porti i Durrësit ka pasur fluks të shtuar pasagjerësh këto ditë, kryesisht të atyre që vijnë nga Italia.

Kjo jo pa qëllim, pasi këtë të mërkurë në stadiumin “Air Albania” do të luhet sfida mes Romës dhe Feyenoord-it.

Në pamjet e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Haxhia shihet se si një grup tifozësh italianë janë grumbulluar në sheshin e portit, ndërsa pranë afrohen dy efektivë policie.

Efektivët mundohen që të sqarojnë tifozët dhe t’i tregojnë rrugën që ato do të ndjekin drejt kryeqytetit, ku do të jetë dhe sfida tepër e rëndësishme për ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb