Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë, flet për drejtësi me regji.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili i bën thirrje SPAK për atë që ai e cilëson si aferën mafioze prej 2 miliard eurosh në portin e Durrësit.

REAGIMI I VASILIT
Drejtesia me regji, asnje fjale per aferen mafioze prej 2 miliard euro te Portit te Durresit!
Porti i Durresit dhe afera prej 2 miliard euro eshte ne duar te Kompanive guacke te regjistruara ne Parajsa Fiskale duke konfirmuar gjithshka qe u dyshua qe ne fillim te saj. Nje investim prej 2 miliard euro shume i erret dhe i kompromentuar rende ne çdo pikpamje.
Nje investim strategjik i nje rendesie te jashtezakonshme ne duart me te keqia te mundshme, qe krijojne hapesira pa fund pastrimi parash nga qeveria dhe nje korrupsioni gjigand e te pakontrolluar ne favor te saj.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha pak dite me pare se: “Ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurojnë bazuar mbi parimet ekonomike”.
Marreveshja per Portin e Durresit shkel hapur Marreveshjen e Stabilizim Asocimit dhe saktesisht Nenin 71 pikat 1.2.3 si dhe nenin 74.
Prandaj BE deklaroi pak muaj me pare: “BE-ja është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit. BE-ja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime për të vlerësuar përputhjen e marrëveshjes me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë.”
Shqetesimi eshte shume i madh dhe te gjithe prisnin reagimin e SPAK. Prisnin sic eshte bere e modes ne Shqiperi edhe ndonje reagim nga nderkombetaret
“çuditerisht” patetike, indiferente dhe “shume te heshtur” sa here behet fjale per ceshtje te renda korruptive ne Shqiperi.

SPAK-u duhej te fillonte urgjentisht hetimin kryesisht per kete skandal te permasave gjigande ku implikimet jane gjithefaresh, qe nga qeveria, parlamenti dhe bota e erret mafioze kombetare dhe nderkombetare. Mbyllja e syve nuk e shpeton dot as qeverine as SPAK-un vete nga kjo pergjegjesi shume madhe. Sot estradat e Drejtesise me Regji, qe fillon cfaqjet ne Lushnje udheton ne Pogradec dhe ndalon tek arkat me peshk nuk mashtrojne dot njeri. Te vertetat kane dale sheshit dhe Porti i Durresit eshte nje pa asnje diskutim kulmi i korrupsionit qeveritar gjigand. Mirenjohje pa fund medias se pavarur, qe denoncon, ndonese e pakte ne numer. Neveri per median me regji si zgjatim i mafies qeveritare dhe e bashkeinkriminuar me te kunder popullit shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb