Kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë tre personat e parë të arrestuar në ditën e parë të protestës “Drejtësi për Klodianin”.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për shtetasit Altin Koçi, Robert Poshnjari dhe Vilson Kulemani, për të cilët Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Policia ka arrestuar dhjetëra protestues dhe ka proceduar disa dhjetëra të tjerë për tre ditët e protestës të mbajtur jo vetëm në Tiranë, por dhe në disa qytete që nisën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb