Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, i ftuar në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, nuk i ka kursyer kritikat  e kryeministrit Edi Rama.

Ai u shpreh se Rama ka paguar para për të zhdukur opozitën.

“Ka paguar para për të minosur opozitën, për të shkatërruar opozitën”.

I ndalur tek çështja e McGonigal, Noka e ka quajtur një skandal të paprecedentë., ndërsa theksoi se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen.

“Ky skandal është i paprecedentë. Me para krimi korrupton një drejtues nëpërmjet ca sekserëve të sigurimit të shtetit, a mund të takosh më si përfaqësues i një shtetit figura të larta. Kush është ai shtetar i huaj, mik aleat apo partner i Shqipërisë që mund t’i shtrijë më dorën Edi Ramës. Si mund të kapesh me kthetra pas karriges sepse s’mund t’i përfaqësosh”, tha Noka.

Sa i përket aksionit opozitar, Noka paralajmëroi duke u shprehur se çdo shesh, çdo rrugë në Tiranë apo në Shqipëri do të mbushet me qytetarë që kundërshtojnë regjimit.

“Opozita flet jo vetëm në parlament, por tashmë rrugët janë shumë. Do të ketë sheshe, rrugë të Tiranës e të Shqipërisë të mbushura plot dhe rruga e vetme është largimi i Ramës. Në Shqipëri vota e lirë duhet rikthyer. Kjo nuk është demokraci. Edi Rama këtë do të kthejë monizmin. Parlamenti është një nga rrugët për të kthyer institucionin e votës së lirë”, tha ai.

Përgatitjet për protestën e radhës?

Noka: Jo protestën e radhës, por Protestat. Do të konsultohemi me aleatët javën që vjen dhe më pas Shqipëria nuk ka paqe. Armiku i demokracisë nuk ka paqe. Kemi dëgjuar që oficer police mund të korruptoheshin , por nuk ndodh të poshtërosh vendin tënd duke tentuar të godasësh në zemër sigurinë e aleatit tonë SHBA.

Më tej Noka tha: Gjatë hetimit Komisioni do të nxjerrë prova, por ne kemi prova që Agron Neza ka dërguar 225 mijë dollarë për të korruptuar McGonigal si shpërblim kundër opozitë. A nuk është provë kjo. Kur kërkohet Komision zgjedhor nga ¼ e deputetëve parlamenti duhet ta ngrejë atë. Drejtësia e re është drejtësi e kapur nga Edi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: