Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy në Facebook tha se drejtësia ka qenë më herët e kapur.
Rama u shpreh se PS e ka çliruar drejtësinë nga politika. Kreu i qeverisë tha se betejën ai e ka me historinë. Sipas tij, Shqipëria sot është në majat më të larta.
Edi Rama: Drejtësia ka qenë e kapur. PS e ka çliruar drejtësinë nga politika. Që në 1912, asnjë anëtar qeverie nuk ka qenë gjykuar dhe dënuar. Cezarit duhet t’i japim atë që i takon Cezarit. Kjo është betejë për Shqipërinë dhe interesi është i përbashkët për të gjithë qytetarët.
Cilën dorëheqje kërkoni? Timen? Pse, apo pse Shqipëria sot është në pozicione që nuk ka qenë kurrë më parë. Ja sheshi ja mejdani, ja dhe Muço kapedani. Ne jemi në betejë me historinë. Unë llogaritë i kam me historinë, prandaj rri këtu.
(Balkanweb)