Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka deklaruar se harta e re gjyqësore, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga ekspertët dhe Dhoma e Avokatisë, por rezulton një dështim.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhixho u shpreh se arsyet që një nismë e tillë është kundërshtuar nga PL që në fillim, kanë qenë mes të tjerash që harta e re kufizon aksesin në drejtësi të qytetarëve si dhe bie në kundërshtim me Rezolutën e Parlamentit Europian.

Postimi i plotë:
Harta e re gjyqësore po rezulton një dështim i paralajmëruar!
Ajo që paralajmëruan ekspertët, qytetarët dhe Dhoma e Avokatisë, tashmë është bërë realitet.
E kemi kundërshtuar me forcë miratimin e saj, duke theksuar që në krye të herës se:
🚩 Harta e re gjyqësore kufizon aksesin në drejtësi dhe cenon rëndë të drejtën e qytetarëve për proces të rregullt, të shpejtë dhe të drejtë ligjor.
🚩 Kjo hartë bie në kundërshtim me Rezolutën e Parlamentit Europian, miratuar në 19 maj 2022
🚩 Harta Gjyqësore, e kundërshtuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe pa asnjë konsultim real me grupet e interesit, është kthyer sot në makthin e qytetarëve dhe trupave gjyqësore.
🚩 Kjo hartë e miratuar më forcën e kartonëve u ka shtuar shqiptarëve një tjetër dhimbje koke. Kohë dhe shpenzime të shtuara për një vend, ku 67% e qytetarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Stok dosjesh që duhet të presin me vite, duke rritur rrezikun për vetëgjyqësi.
Drejtësia nuk duhet të jetë luks! ⚖️⚖️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb