Kryetari i FRD, Sali Shehu, ka reaguar në lidhje me sulmin e paligjshëm të bërë në orët e para të mëngjesit e sotëm, nga IKMT në “Prestige Resort”.

Reagimi :
Te dashur Miq!
Fryma e Re Demokratike denon ashper sulmin e sotëm në orët e para të mëngjesit ndaj kompleksit të ligjshëm turistik “PRESTIGJ” është sulm arbitrar dhe abuziv ndaj biznesit, turizmit dhe fjalës së lirë. Ky sulm jo vetëm cënon rëndë figurën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por cënon edhe autoritetin dhe ndjesinë e turistëve të huaj që zgjedhin bregdetin tonë për turizëm. Ky është momenti ku drejtësia duhet të konfirmojë nëse ekziston ose jo! Rezistenca është instrumenti i duhur për ti dhënë përgjigjen e duhur këtij arbitrariteti!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: