Akademiku Artan Fuga i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur mes të tjerash në lidhje me denoncimet e bëra nga Neës24 mbi korrupsionin në dogana dhe rastin e sotëm të Sarandës.

Ai ka deklaruar se nuk pret që mazhoranca të reagojë në lidhje me raste të tilla, pasi një reagim nuk ka pasur as për rastin e inceneratorëve, të cilin qeveria tenton ta paraqesë si shkelje personale dhe jo problem me sistemin.

Fuga ka deklaruar gjithashtu se duhet një pastrim dhe depolitizim i administratës, por se kjo nuk bëhet duke qenë se aty janë baza e pushtetit dhe trafiqet e interesit.

“I qëndroj parimit që denoncimet shpresoj që media i paraqet edhe organeve të drejtësisë se nuk ka arsye se përse të mos e bëjnë, por edhe vetëm fakti që paraqiten në media, ja në një indicie e mjaftueshme për të filluar një investigim nga organet përkatëse. Se ç’bën politika e mazhoranca, mirë do të ishte të reagonte, por unë i qëndroj asaj që në radhë të parë duhet të veprojë drejtësia.

Nëse për inceneratorët ku ka edhe të arrestuar nuk flet mazhoranca dhe thotë është çështje e një apo dy njerëzve të vetëm, që nuk mund të jetë sepse ata ishin në krye të hierarkisë burokratike, por po zyrtarët e tjerë? kur shoh që KLSH thotë miliona janë të keqmenaxhuara dhe mazhoranca nuk e heton, duhet një depolitizim i fuqishëm. Nuk pres të veprojë mazhoranca se ky nuk është një fenomen i ri, ajo qëndron e heshtur e pasive sepse mbrapa janë rrjete të ndryshme solidaritetesh, një elektorati caktuar, njerëz që kanë dhënë apo pritet të japin kontribute si patronazhistë që janë në administratë. Është e pamundur për sistemin qeverisës dhe as ka qenë ndonjëherë e mundur që mazhorancë të ngrihet e të pastrojë administratën e vet sepse aty janë trafiqet e interesit, aty është pushteti”, tha ai.

Fuga ka komentuar gjithashtu edhe Amnistinë Fiskale, të cilën kryeministri Rama tha se do të bëhet me patjetër, duke renditur arsyet se përse është një ligj anti kushtetues.

“Nga pikëpamja kushtetuese,, kuvendi e ka të pamundur juridikisht dhe nga pikëpamja e të drejtës kushtetuese ta bëjë në mënyrë të menjëhershme, paratë jashtë kontrollit ligjor të hyjnë në sistem sepse shkelet barazia e qytetarëve para ligjit. Çdo GJK do ta quante jo kushtetues këtë ligj nëse do të bëhej në këtë mënyrë. Del jashtë kompetencave të Kuvendi sepse është një histori e gjatë. E fundit, është shumë problematike sepse asnjë ligj nuk mund të ndryshojë politikën e taksës”, tha Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb