Familjarë e një prej viktimave të 21 janarit, Ziver Veizit kanë bërë sot homazhe në nderim të tij, teksa apelojnë për drejtësi 11 vjet pas ngjarjes tragjike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ata kanë vendosur lule në varrin e Ziver Veizit, teksa deklaruan se nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes.

Ana Dhe Ziver Veizi
Ana Dhe Ziver Veizi

“Ne drejtësinë do ta kërkojmë deri sa të rrojmë. Drejtësinë do ta kërkojmë për vëllain tonë. Nuk dua të ma zësh në gojë as Berishën as…Nuk dua që të mi zësh fare në gojë. Unë kërkoj drejtësinë e vëllait tim, do ta kërkojmë deri sa ta gjejmë:, tha motra e Ziver Veizit.

Ndërkohë në Tiranë, vajza e Ziver veizit ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në bulevard me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të maxhorancës. Teksa gazetarët e pyetën nëse ka ende besim tek drejtësia edhe 11 vite pas vrasjes së babait të saj, ajo tha se nuk është e zhgënjyer dhe se ka ende besim.

“Nuk jam e zhgënjyer nga drejtësia. Nuk besoj se ju takon juve ta thoni këtë, besimi është i imi, unë besoj. Kam besim akoma”, deklaroi Ana Veizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb