Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid ka konfirmuar edhe një herë atë që motra dhe njëkohësisht agjentja e tij deklaroi para pak ditësh: “Një ditë do të drejtoj Interin”.

Ish-futbollisti i skuadrës ziklatër, i Lazio-s dhe disa skuadrave të tjera për emisionin e “Cope”, El Partitazo, është shprehur:

“Në 2020 skadon kontrata ime. Kjo datë është ende larg. Kam edhe dy vite përpara. E kam thënë gjithmonë që një ditë do të stërvis Interin, por në këtë moment po kaloj një kohë të mrekullueshme me Atleticon.

Unë tek Interi do të ndodhë atëherë kur duhet të ndodhë, por me rëndësi është se një ditë do të ndodhë. Pastaj Interi ka një tranjer që tani po bën shumë mirë,”- ka thënë Cholo.

Me tej numri 1 i madrilenëve të vegjël ka prekur edhe një temë sa delikate, por edhe të bukur. Trajneri ka folur për golin e parë që djali i ka realizuar me fanellën e kombëtares së Argjentinës, duke shtuar se ai dhe Giovanni nuk do të jenë kurrë një skuadër pasi është e vështirë të kesh djalin në dhomat e zhvjeshjes.

“Kam bërtitur gol. Gruaja ime që po flinte ka thënë ‘mire’. Jam prekur shumë. Ai e di se çfarë ndiej unë për kombëtaren dhe ashtu ndihet edhe vetë. Ai i ka të gjitha mundësitë për të luajtur gjithmonë me kombëtaren, por me mua nuk do të luajë kurrë në një skuadër. Është shumë e vështirë të kesh një djalë tëndin në dhomat e zhveshjes.

Kam menduar gjithmonë shume për këtë situatë. Ai i ka të gjitha karakteristikat që mua më pëlqejnë tek një sulmues. Mbase kur të mos jem unë tek Atletico atëherë mund të vijë ai.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb