TIRANË

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i ka dorëzuar kreut të anti-terrorit në policinë shqiptare Gledis Nano një çmim të veçantë.

Ceremonia është organizuar dje, teksa për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të ambasadës amerikane me policinë e Shtetit për të luftuar terrorizmin, Gledis Nano ka marrë nga ambasadorja një çmim vlerësimi.

“Më 17 gusht, Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi një Çmim Vlerësimi për Gledis Nano, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Çmimi e vlerësoi Z. Nano për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global. Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit”, shkruan ambasada amerikane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nano ka drejtuar operacionet e riatdhesimit të grave dhe fëmijëve shqiptarë të mbetur në kampet e ISIS në Siri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb