U kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 2 drejtuesit e mjeteve. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet N. B., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Kordhocë”, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet E. M., 68 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të lagjes “Gërhot”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Peugeot”.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb