TIRANE- 8 persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi përkatës.

Bëhet fjalë për Ervis Harokun, Rovena Lilën, Erion Deda si dhe Frencis Llaçin. Ndërkohë, burime nga policia Rrugore e Tiranës pohuan se në pranga ranë dhe Bajram Gashi, Mariglen Xixi, Nikoleta Lipivani.

Materialet në ngarkim të tyre i janë përcjellë prokurorisë për hetime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: