TIRANE– Një efektiv policie në kryeqytet është vënë në pranga, pasi akuzohet se teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Edmond Karaj, banues në Tiranë me detyrë trup shërbimi tek Seksioni i Objekteve Komisariati i Policisë Nr.2.

Burime nga policia lokale bënë me dije se Karaj teksa drejtonte automjetin më targë TR 8484 H është përplasur me një makinë me targe AA963 IZ në rrugën e Kavajës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sakaq, efektivi u ndalua nga forcat e policisë dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar i dehur. Karaj akuzohet për veprat penale “Largim nga vendi i ngjarjes” dhe “Drejtim i mjetit në gjendje të dehur”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: