Policia e Tiranës arrestuar një 22-vjeçar pasi drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Qindra gjoba nga policia rrugore.

Si rezultat i kontrolleve parandaluese, në rrugën “Dervish Hima”, është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K. B., 22 vjeç, i cili pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve me makinën inteligjente janë evidentuar shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h.

Gjate 24 orëve të fundit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga 1 deri në 5 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative:
184 drejtues mjetesh për përdorim celulari;

167 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

156 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit;

133 për parakalime të gabuara dhe mosdhënie përparësie këmbësoreve;

87 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtese;

6 drejtues për gara shpejtësie.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb