Drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe posedonte një sasi me lëndë narkotike kanabis, vihet në pranga 46-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me inicialet Gj. Th., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi Pogradec, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Mazda”, të cilin ky shtetas e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse hashashi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: