KORÇË

Policia e Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar që organizonte dhe drejtonte një grup shpërndarësish droge në këtë qytet. Sipas të dhënave zyrtare, operacioni antidrogë i koduar “Përsëritësi” është finalizuar pas një hetimi disa mujor zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Përsëritësi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Zalmir Qyteti, 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve), subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 7 shtetasve të tjerë.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, rezultoi se shtetasi Z. Q., është poeseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkoitke, i cili nëpërmjet 7 shtetasve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë, Policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetra kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor.

Shtetasi i mësipërm, aktualisht rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: