Bashkë me njerëzit që po udhëtojnë për të pushuar në det a në mal, për të eksploruar vende ende të panjohura, të freskëta për këto ditë të nxehta vere, Vodafone Albania ka nisur një fushatë shumë interesante #kudomevodafone, për të promovuar Shqipërinë, historinë dhe natyrën e saj të bukur. E bashkë me të edhe rrjetin e fuqishëm, të shpejtë, fleksibël dhe të aksesueshëm Vodafone, që i mundëson kujtdo të komunikojë e ndajë eksperiencat në kohë reale, nga çdo cep i Shqipërisë.

Drejtoresha e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, e sapo ardhur në Tiranë, e ka nisur edhe vetë këtë rrugëtim #kudomevodafone. Sa më shumë po zbulon nga ky vend, aq më shumë po mrekullohet nga bukuritë dhe mikpritja e shqiptarëve. Në një bisedë në “Pushime on Top”, ndërsa po eksploronte destinacionin e saj të radhës, malin e Dajtit, znj. Stathaki u shpreh se, që prej ditës së parë (1 korrik 2021) që ka marrë detyrën, si e para grua në drejtimin e Vodafone Albania, ka pasur shumë angazhime, sepse edhe në kohë pushimesh njerëzit duhet të jënë të lidhur #kudomevodafone. “Klientët tanë presin shumë nga ne dhe ne po ua ofrojmë shërbimet e duhura për nevojat e tyre. Një rrjet të fuqishëm, të shpejtë, fleksibël dhe të aksesueshëm kudo.”

Emërimi i Katia Stathakit përkon me 20 vjetorin e operimit në treg të Vodafone Albania, një rrugëtim i suksesshëm falë investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit celular dhe fiks si dhe kontributeve të vazhdueshme sociale, në Shqipëri. Znj. Stathaki theksoi se Vodafone Albania, në mbështetje të fortë nga Grupi Vodafone ka plane strategjike afatgjata për dixhitalizimin e Shqipërisë dhe se ajo është shumë e lumtur që do të jetë pjesë e asaj çka do të ndodhë këtu në vitet që do të vijnë.

Pjesë nga intervista: 

Ori: Katia, ju do të jeni në punë gjatë gjithë verës. Tani, me këtë detyrë të re si Drejtore e Përgjithshme e Vodafone Albania, do t’ju duhet të punoni gjatë verës. Keni një punë të madhe e të vështirë përpara, besoj…

Znj. Stathaki: Jam këtu që prej 1 korrikut. Ka qenë një udhëtim i bukur deri tani. Shumë i shkurtër, por i bukur. Kam mundur të vizitoj shumë vende gjatë këtyre katër javëve. Kam qenë në Korçë, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe në shumë qytete të tjera. Kam takuar njërëz fantastikë dhe kam mbetur e befasuar nga mikpritja. Bukuritë e këtij vendi më kanë lënë pa fjalë. Nuk e prisja që të gjeja kaq shumë bukuri këtu. Jam befasuar dhe nga niveli e profesionalizmi i njerëzve që po takoj. Nga punonjësit e Vodafone, në dyqanet tona… Kjo ishte një mënyrë për ta bërë udhëtimin tim më të lehtë gjatë verës. Ne duhet të punojmë edhe në verë, sepse ju duhet të jeni të lidhur në rrjet kurdo e kudo që jeni.

Ori: Si është të jesh Drejtore e Përgjithshme e Vodafone? Duhet të jetë e vështirë, si në Shqipëri, ashtu edhe në çdo vend tjetër të botës.

Znj. Stathaki: Jo, nuk është aspak e vështirë. Vodafone Albania është një kompani fantastike. Duke qenë se vij nga jashtë nuk e kisha idenë se sa i vështirë është terreni në Shqipëri. Shumë male, kodra e bregdet, pra terrene të vështira, kështu që për ne është e rëndësishme të jemi #kudomevodafone. Rrjeti ynë është i fuqishëm, i shpejtë, fleksibël dhe këto janë ajo çka duhet për të ofruar tek njerëzit një rrjet shumë cilësor, të aksesueshëm kudo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një tjetër gjë e rëndësishme… rrjeti ynë është baza për të gjitha gjërat e reja që do të vijnë në të ardhmen. Dixhitalizimi. E keni dëgjuar shpesh këtë term. Por ç’kuptim ka ai? Dixhitalizim do të thotë se shoqëria, shqiptarët, gjithkush mund ta përdor dixhitalizimin për të ecur më përpara në të ardhmen. Që ekonomia të zhvillohet. Në Vodafone kemi një mundësi të artë, por edhe një plan të qartë në këtë drejtim dhe grupi Vodafone po na ofron një mbështetje të madhe. Do të sjellim njohuri e ekspertizë nga jashtë, do të përdorim aftësitë e njerëzve të mrekullueshëm që kemi në ekipet tona, për të ofruar disa mundësi të reja, shumë interesante për Shqipërinë. Jam e lumtur që jam këtu dhe dua të jem pjesë e asaj çka do të ndodhë këtu në vitet që do të vijnë.

Ori: Ne jemi shumë të lumtur që e kemi kudo me vete Vodafone. Edhe sa bukur që Katia e tha edhe në shqip. Kam përshtypjen që duhet të ketë qenë fjala e parë që ka mësuar në shqip, #kudomevodafone. Por, Katia, sa mundësi ke pasur të shijosh Tiranën? Sigurisht që, të qenit në drejtim të Vodafone Albania, një ndër kompanitë më prestigjioze në të gjithë botën, kërkon shumë impenjim, por gjithsesi ke arritur të shikosh diçka nga kryeqyteti?

Znj. Stathaki: Kam pasur impenjime që prej ditës që kam ardhur, por gjithsesi kam mundur ta vizitoj Tiranën. Jo aq sa do të kisha dashur, por gjithsesi kemi gjithë atë kohë përpara. Njoh shumë shqiptarë në Greqi, të cilët më kanë folur për Shqipërinë, por nuk e prisja të gjeja një qytet kaq të gjallë sa Tirana. Energjik, rinor, me kaq shumë vende të bukura për të vizituar. Ushqimi është fantastik dhe për mendimin tim, kulinaria apo zakonet e një vendi, flasin shumë për njerëzit, për mënyrën se si jetojnë. Jam e befasuar dhe mezi pres të mësoj më shumë për Tiranën në të ardhmen.

Ori: Kujt do t’i kishte shkuar mendja se CEO i ri i Vodafone do të ishte kaq sportive dhe kaq interesante për të biseduar me të. Prandaj, sigurisht që do të kemi gjithmonë interes për të ditur për çdo projekt që Vodafone ka, por natyrshëm publiku dhe unë duam të dimë më shumë personalisht për Katian dhe për faktin që për herë të parë, CEO i Vodafone Albania është grua.

Znj. Stathaki: Jam shumë e lumtur që jam e para grua që mban postin e Drejtores së Përgjithshme të Vodafone Albania. Një mundësi fantastike që më është dhënë nga grupi Vodafone. Ne si kompani po punojmë fort për të promovuar diversitetin, gjithëpërfshirjen e kujtdo në vendin e punës. Vodafone dëshiron dhe përpiqet të ketë sa më shumë gra në pozicione drejtuese. Sa për mua personalisht… jam e martuar, kam një djalë, Leon, i cili është thuajse dhjetë vjeç. Bashkëshorti, djali, kujdestarja si edhe macja jonë shumë e dashur e paksa përtace, Jeti, do të vijnë të jetojnë bashkë me mua në Shqipëri. Djali do të shkojë në shkollë këtu. Po përgatitemi për një jetë të bukur këtu, kështu që ndihemi të nderuar e të lumtur që jemi në vendin tuaj.

Ori: Ka dy mesazhe të bukura që vijnë nga Katia, një zonjë e vërtetë. Është një mesazh që në Shqipëri e kemi të nevojshëm, që tani kemi CEO të një prej kompanive më të mëdha në gjithë botën, që është grua dhe është një gjë e bukur dhe një mesazh i rëndësishëm për të gjitha gratë shqiptare që punojnë fort dhe meritojnë pse jo, edhe hapësira. Por edhe për faktin që, ja që mund të jesh edhe CEO e të kesh një familje të bukur, që vjen e të mbështet në rrugëtimin tënd. Katia, ku do të shkosh në Shqipëri me pushime? E ke menduar kur të jetë e gjithë familja këtu? Ka ndonjë vend që e ke dëgjuar e të ka kuriozuar dhe thua, “vendi i parë që do të vizitoj nga Shqipëria, është ai”… si dhe të postoni story nga rrjeti Vodafone?

Znj. Stathaki: Më pëlqen shumë të postoj stories nga Vodafone. Do të jem ambasadorja numër një e Shqipërisë. E dua vendin tuaj. Kam disa ide, që nuk do t’i zbuloj sot, sepse është një mundësi e mirë për t’u takuar sërish…

Ori: Nuk do të m’i tregojë vendet, me të drejtë, se e kupton që jam njeri kurioz. Në këtë formë, pse jo, kemi mundësinë të takohemi sërish dhe tanimë që njoh të gjithë Shqipërinë dhe shumicën e vendeve i kam parë dhe vizituar, mund të jem edhe guida e Katias. Faleminderit që ishe më ne në “Pushime on Top” dhe ndoshta mund të jem unë guida jote për të parë Shqipërinë.

Znj. Stathaki: Fantastike! Pushime të mbara dhe mos harroni: #kudomevodafone.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb