Të tjera përgjime audio kanë sjellë nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë ndaj drejtoreshës Teuta Dobi, pasi kjo e fundit i ka penguar ata të marrin pjesë në marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

◘ VIDEO e parë

Ditën e djeshme “BalkanWeb” siguroi videon nga mbledhja qe drejtoresha Dobi zhvilloi me Senatin e klasës. Herë me tone miqësore, duke i folur si ‘shoqe’ por herë në pozitat e titullares, Dobi u thotë nxënësve, se do garantojë me jetën e saj që askush të mos marrë pjesë në protestë.

“Jua garantoj me jetën time, se unë nuk do lë asnjë këmbë nxënësi që të dalë atje, sa ka mësim” dëgjohet tek thoshte drejtoresha Dobi në mbledhje me Senatin e Shkollës, ndersa lexon thirrjet e bera ne rrjetet sociale, per pjesemarrjen ne protesten e sotme.

◘ Kërcënimi për fajtorin 

Publikimi i videos në “BW”, në të cilën shfaqej drejtoresha e Sami Frashërit, tek kërcënonte nxënësit e shkollës për të mos marrë pjesë në protestë, shkaktoi telashe për këta të fundit.

Një ditë pasi redaksia e “BalkanWeb”, publikoi videon e cila u bë virale nëpër rrjetet sociale, drejtoresha Dobi, ka mbledhur sërish nxënësit e Senatit të shkollës, këtë herë për t’ju mbledhur telefonat, e për të gjetur tani ‘fajtorin’.

Burime bënë të ditur se drejtoresha e shkollës ka kërkuar edhe praninë e forcave të policisë, ndërsa u ka sekuestruar nxënësve të Senatit të shkollës telefonat, në përpjekje për të zbuluar se cili prej tyre ka regjistruar videon.

E irrituar,  një telefonatë Drejtoresha nuk e kurseu këtë mëngjes edhe në Redaksinë e “BalkanWeb”, për të njoftuar se do të ngrejë padi në polici për publikimin e videos.

◘ Përgjimi i radhës

Kërcënimet e drejtoreshës duket se nuk kanë pasur asnjë efekt te nxënësit që nuk janë stepur aspak. Një audiopërgjim është sjellë sërish në redaksinë e BalkanWeb ku drejtoresha u kërkon llogari nxënësve dhe sidomos Presidentit të shkollës se pse sipas saj e kishin prerë në besë.

-Fjalët e drejtoreshës

Është hera e parë që besimi në senat është 0. Nuk jeni njerëz të fjalës së mbajtur. Nuk ju detyroi njeri të bëni provim, por më dhatë fjalën që nuk do ikni në protestë por do vini në klasë.

Tjetër gjë më thatë ju dje këtu, tjetër gjë bëtë. Kush ju ka ndaluar 3 ditë të shkonit në protestë, apo duhet të dilnit sot, dhe del vetëm gjimnazi i Samiut në protestë. Nga 1000 nxënës që ka, 700 mungojnë. Kjo tregon që ato rezultate që keni, i keni kot. Po hajde bëj mësim këtu, dhe jam i sigurtë që ato 80% që shkuan atje nuk e kanë idenë se për çfarë bëhet protesta, por donit të largohenit nga provimi.

Pse më preve në besë ti, pse më gënjeve, mos fol ti se as zërin s’dua ta dëgjoj, flisni ju të tjerët, se ti je njeriu më i pabesë që kam njohur.

Unë e kam atë mendere që kur e them diçka e mbroj. Ty të të vijë turp që je mashtrues e gënjeshtar, me kë tallesh ti? Pse ishe në protestë, më thuaj 8 pikat. Dike dhe 8 pikat pale. Ju pashë unë kush ju komandon, po turmë jeni juve, kope.

Ça presidenti je ti, ti je 0. A më thatë dje o drejtoreshë do më keni në mësim.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: