TIRANË- Ashtu siç kishte kërkuar një ditë më parë kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë dhe Grupin parlamentar të Partisë Socialiste në një takim të përbashkët.

Mbledhja ka si qëllim analizën e punës së drejtorëve në rrethe dhe vjen dy ditë pas arrestimeve të dy ish-deputetëve Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Dje në mbledhjen e grupit, Rama foli ashpër duke kritikuar punën e drejtorëve të institucioneve të ndryshme.

“Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, ka deklaruar shefi i qeverisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb