Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike gjermane BioNTech, Uğur Şahin në mënyrë virtuale do të marrë pjesë në takimin e Bordit Shkencor të Koronavirusit të Turqisë që do të mbahet këtë javë, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Duke folur para gazetarëve pas takimit të Kabinetit të hënën, Koca tha se Ankaraja ka arritur marrëveshje me BioNTech për të blerë 90 milionë doza të vaksinave.

Të paktën 30 milionë doza do të dorëzohen deri në qershor ndërsa pjesa tjetër do të arrijë deri në shtator, shtoi ai.

Koca po ashtu njoftoi se Turqia do të marrë 10 milionë doza të vaksinës kineze Sinovac dhe se një “sasi e konsiderueshme” e dozave pritet të arrijë këtë javë.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në përpjekjet e vaksinimit, ai theksoi se qëllimi është që të arrihen grup moshat 18-20 në qershor. Ai shtoi se imuniteti social mund të arrihet muajin tjetër ose në korrik.

Deri më tani, më shumë se 26.4 milionë doza të vaksinave janë administruar në vend, tregojnë të dhënat nga Ministria turke e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 në vend është mbi 5 milionë dhe gati 45 mijë persona humbën jetën ndërsa rreth 5 milionë janë shëruar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb