Historia e vlonjatëve me gjyqtarët është që në kohët e Flamurtarit të madh. I mbushur me emocion teksa flet për këtë çështje, drejtori i Flamurtarit Vangjel Laluci shprehet se po prishet gara.

“Nuk është ndonjë problem i madh që të pësosh një humbje, aq më shumë pas 13 ndeshjesh. Është në kufijtë e normales duke parë se si shkoi ndeshja.
Nuk dua të hyj në polemikat e gjykimit, pasi mendimet janë nga më të ndryshme. Në të gjitha televizionet kishte reagim. Nuk është problem se humbi Flamurtari me Laçin, por problem është se kemi një kampionat kombëtar. Më kujtohet një thënie e Kenedit. ‘Mos pyet çfarë bëri atdheu për ty, por pyet çfarë bëre t’i për atdheun’. Këta njerëz çfarë kanë bërë për të rregulluar këtë kampionat? Flasim për vlerat dhe antivlerat. Është prishur gara. Janë boshatisur stadiumet dhe kjo do të thotë mungesë frymëzimi te brezat që vijnë. Ai frymëzim nuk i çon ata te fusha e futbollit. Kjo do të thotë që të kesh më pak futbollistë, më pak cilësi.
Po sjellin një dëm kombëtar. Ne jemi mësuar me këtë histori në jetë. Edhe në kohën e Flamurtarit të madh nuk është shpallur asnjëherë kampion, edhe pse e meritonte pesë herë që të dilte kampion. Mbi të gjitha ka një moral. Teksa kam dëgjuar opinionet në televizionet kombëtare edhe ndihesha mirë. Nuk është problem te çështja e Flamurtarit, problemin e kam te gjykimi në përgjithësi. Ata nuk tallen me kampionatin, por tallen me kombin”, ka thënë mjaft i irrituar Laluci.

Arbitrat – Më pas, Laluci i kthehet edhe historisë, duke thënë se asnjë arbitër nuk e ndal dot Flamurtarin. “Flamurtari është i vlerave. Nuk mundet që një Juxhin, apo një Hamit…. Flamurtari ka një histori brilante. Jemi që nga 1923, nuk është Flamurtari i madh i viteve ’80. Ka qenë Flamurtari, është dhe do të jetë gjithë jetën. Që nga italiani që ka luajtur me Flamurtarin, që nga Mihallaq Mina, Milto Mina, Pandeli Opingari, Kastriot Çela, Beniamin Nelaj, Mexhit Haxhiu, Shemsi Zilja, dhe deri te brezi i artë.

ironia-flamurtari-

Kemi bërë revolucion në futboll. Kemi qenë të parët në Republikë që kemi luajtur me dy mbrojtës paralel që përdoren sot se atëherë luaje si mbrojtës i lirë në zonë, ka qenë dyshja e mrekullueshme Çipi dhe Taho. I pari që ka futur kontrollorin ka qenë Flamurtari. Është një fjalë goje. Edhe atëherë me arbitrat kishim të njëjtin fenomen. Por ne e treguam veten në kompeticionin ndërkombëtar. Kemi arritur rezultatin më të shkëlqyer. Kjo është Vlora. Nuk na pengon ne një Juxhin, një Hamit e ku e di unë se çfarë.

Nuk dua të merrem më ishte apo nuk ishte penallti me Laçin. Kemi një rezultat ai që është. Në fund të fundit këto janë institucionet që kemi ne. Ky është institucioni që kemi ngritur. Me sa duket, Flamurtarit i ka rënë barra për të revolucionarizuar institucionet. Ne do të vazhdojmë të jemi në oponencë për atë që nuk shkon. Ne do të bëjmë ‘fairplay’ dhe nuk do të merremi me allezhverishe, sikur edhe të mos dalim kampion, as në vend të dytë dhe të tretë. Ne respektojmë institucionin, por kemi një histori. Ne jemi të fokusuar që të kënaqim tifozët tanë”, ka mbyllur Laluci. /PanoramaSport http://www.panorama.com.al/sport/drejtori-i-flamurtarit-mesazh-te-forte-fshf-se-nga-vlora-nis-gjithmone-revolucioni/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: