Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka qartësuar situatën me Messin dhe Lautaron duke thënë se të gjitha fjalët rreth tyre janë thashetheme.

Sa i përket Messit, Ausulio sqaron se Inter nuk ka për ta blerë argjentinasin duke i vendosur kapak edhe fjalëve për një ardhje të mundshme të tij në Milano.

Po ashtu për Lautaron ai thotë se nuk është në shitje, dhe se me Barcelonën nuk kanë folur për të.

Kurse për Vidal, duket se ndryshon puna. Ausulio thotë se momentalisht kiliani është i Barcelonës, por nëse ai lirohet në kushte të rregullta atëhere zikaltërit do të jenë të interesuar dhe mund ta konsiderojnë si një afrim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb