Gratë shtatzëna janë të ndjeshme ndaj koronavirusit, por në Shqipëri që nga përhapja e pandemisë nuk ka asnjë rast problematik të tyre, apo foshnjeve të ardhura në jetë.

Lajmin e mirë e dha drejtori i Maternitetit “Koço Gliozheni”, Genc Hyska në një komunikim me Skype për News 24.

“Që nga përhapja e virusit puna në materinitet ka vijuar normalisht. Kanë ardhur në jetë 126 bebe, 60 meshkuj dhe 66 femra. Deri tani nuk kemi asnjë rast problematik apo të prekur nga virusi, pra si nënat dhe bebet gëzojnë shëndet të plotë”,- tha ai.

Megjithatë, Hyska shtoi se janë marrë të gjitha masat si për informimin ashtu edhe për t’ju ardhur në ndihmë grave shtatzëna.

“Kemi një protokoll të caktuar që ndjekim, cdo paciente që vjen i bëhet një triazhim i plotë, kemi pasur ndihmesë të madhe edhe nga MSH dhe MB pasi kemi hyrë në databazën e të gjitha atyre rasteve që kanë pasur histori udhëtimi. Për këshillat që duhet të dinë kemi ëebsajtin tonë, por mund t’i marrin edhe nëpërmjet telemjekësisë, pra përgjigje on line”,- shtoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb