Si kompania më e madhe e duhanit në botë, Philip Morris International, u shndërrua në një kompani krejtësisht të fokusuar tek zhdukja e cigareve? Lorent Gordi, Drejtor i Përgjithshëm i Philip Morris në Shqipëri, përgjigjen e gjen tek shfrytëzimi i avantazheve të pamasa që na ofron zhvillimi i teknologjisë.

“Duke i shfrytëzuar të gjitha burimet, e kemi lënë pas problemin e duhanit me teknologjitë e reja që zhvillohen çdo ditë: bateritë që sa më tepër zvogëlohen, aq më të fuqishme bëhen; me internet of things dhe gjithë oqeanin e informacionit që kemi sot të disponueshëm…”

Folës në forumin ndërkombëtar të inovacionit Think Tech që u mbajt në Tiranë, Z. Gordi tregoi për transformimin historik të kompanisë në nivel global dhe sesi ky transformim ka ndryshuar edhe mënyrën si punohet lokalisht në Philip Morris International.

“Ne të “Philip Morris, kompania e duhanit”, zgjohemi çdo mëngjes në shtëpitë tona shqiptare dhe- si për ironi- shkojmë dhe punojmë për ta bërë Shqipërinë një vend pa cigare.”, u shpreh ai.

Thiink
Thiink

Gordi solli në vëmendje fillimet e konceptit të reduktimit të dëmit të cigareve përmes ndryshimit të mekanizmit që përcjell nikotinën, nga ai që njihet edhe si “babai” i reduktimit të dëmit, profesori Michael Russell. 3 dekada dhe mbi 930 shkencëtarë dhe teknikë të angazhuar nga Philip Morris International më vonë, ne kemi sisteme më pak të dëmshme të përcjelljes së nikotinës, për ata të rritur që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare.

“Për Philip Morris Science, ishte e qartë se djegia duhej të hiqej nga ekuacioni dhe bashkë me të, qindra kimikate të dëmshme që krijohen për shkak të djegies. Duke i reduktuar në fakt kimikatet e dëmshme me 95%. Mos të keqkuptohemi; produktet me risk të reduktuar përmbajnë nikotinë dhe krijojnë varësi, kështu që ne duhet të vazhdojmë t’i motivojmë njerëzit që pinë cigare që të heqin dorë krejtësisht dhe që të mos fillojnë të përdorin produkte me nikotinë të asnjë lloji.”

Sot, Philip Morris International raporton se brenda vetëm 5 viteve, ia ka dalë që 25% e të ardhurave të veta të vijnë nga produktet pa tym, kryesisht ato me ngrohje, të cilat funksionojnë mbi parimin ngrohje, jo djegie- duke reduktuar kështu në mënyrë drastike kimikatet e çliruara gjatë djegies dhe duke përcjellë vetëm nikotinën. Një arritje e rëndësishme, e cila në maj u celebrua me zotimin e CEO-s së ri Jacek Olczak për përshpejtimin e transformimit drejt një kompanie 100% pa tym cigareje.

Po ky angazhim dhe po kjo nxitje për përshpejtimin e këtij rrugëtimi, mbeten shtysa edhe për ekipin e  Philip Morris në Shqipëri.

“Ne gjejmë mundësi lokale. Çdo ditë, përballemi me sfida lokale të cilat janë arritjet tona të vogla, në Tiranën tonë të vogël. Dhe nuk heqim dorë. Ne këmbëngulim që të ndajmë të dhënat shkencore dhe të përmirësojmë jetën e konsumatorëve.”

“Falë shkencës dhe teknologjisë, çdo ide mund të ndryshojë jetë.”, e mbylli fjalimin e tij Z. Gordi, duke lënë me mesazhin që të rinjtë në Shqipëri, kanë shansin të krijojnë një vend siç do t’a donin ata për të jetuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: