Hetimet nga Prokuroria e Elbasanit zbuluan se në automjetin pa targa të një prej të kërkuarve nga policia për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, kishte materiale zgjedhore, para dhe karta identiteti.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në konferencën për shtyp një ditë pas ngjarjes së rëndë e mohoi këtë gjë. I pyetur për këtë, kryeministri Edi Rama i tha gazetarit Lutfi Dervishit në “Opinion” se është kurajë e madhe të thuash që drejtori i policisë gënjen.

Lutfi Dervishi: Çfarë komenti keni për gënjeshtrën publike të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ku mohon që ka pasur materiale elektorale dhe gënjen në prezencë të prokurorit në mënyrë publike.

Rama: Është kurajë e madhe të thuash se drejtori i policisë gënjen!

Dervishi: Kam thënë më të paktën në këtë rast.

Rama: Dakord! Nuk më rezulton.

Dervishi: Mund ta nxjerrim videon…

Rama: Unë jam kryeministri.

Dervishi: Të gënjen drejtori i policisë së shtetit me kupolën e policisë.

Rama: Është çështje në hetim. E ka gjykata, nuk e ka gazetari.

Dervishi: Ka një gjyq të opinionit publik që nuk mund ta gënjesh.

Rama: Gjyqi i opinionit publik mbaron kur jepet vendimi i gjykatës sepse nuk jemi në gjykata popullore. Drejtori i policisë së shtetit është një nga njerëzit me integritet.

Mentor Kikia: Nëse gjykata e konfirmon, do ta shkarkoni?

Rama: Nuk kemi ardhur këtu për këtë. Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb