Drejtori i Policisë Kriminale të Shqipërisë, Tonin Vocaj ka pritur në një takim delegacionin çek me homologun Ludek Fiala dhe ambasadorin Jaroslav Ludva.

Vocaj i bëri me dije rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit dhe bashkëpunimin me partnerët në drejtimin e luftës ndaj krimit të organizuar.

Fiala u shpreh i befasuar nga rezultatet e paës shqiptare teksa vuri theksin tek rëndësia e ngritjes së strukturës kërkimore FAST Albanai dhe pjesëmarrjes në Njësinë Speciale ENFAST.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj priti në takim delegacionin e Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe Hetimit të Presidiumit të Policisë çeke, që kryesohej nga Drejtori i Policisë Kriminale z. Luděk Fiala.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Çekisë në Tiranë, Shkëlqesia e Tij Jaroslav Ludva.

Gjatë takimit, Vocaj dhe Fiala vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Çekisë, si dhe theksuan faktin se është në interes të të dy policive që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat, kryesisht në strukturat hetimore, si dhe në atë kërkimore për personat në kërkim konkretisht mes FAST Albania dhe Fast Çekia.

Po gjatë takimit, Drejtor Vocaj bëri me dije homologun, për rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim edhe me partnerët, si dhe mbi punën hetimore dhe kërkimore për gjetjen e tre studentëve çekë që kanë humbur pra 20 vitesh në veri të vendit tonë.

Drejtori i Policisë Kriminale çeke Luděk Fiala theksoi se ishte i befasuar nga rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit vitet e fundit, në drejtim të goditjes së krimit të organizuar, si dhe të zhvillimit të operacioneve të përbashkëta me homologët për këtë qëllim. Fiala falënderoi Drejtorin Vocaj për gjithë punën profesionale hetimore dhe kërkimore të bërë përgjatë këtyre viteve nga strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar, për gjeten e tre studentëve çekë, dhe theksoi faktin se është mjaft e rëndësishme ngritja e strukturës kërkimore FAST Albania dhe pjesëmarrja e saj në Njësinë Speciale ENFAST.

Ambasadori Ludva falënderoi Policinë e Shtetit, për ndihmën e dhënë për Policinë çeke dhe bashkëpunimin mjaft të mirë që ekziston mes dy policive dhe theksoi faktin se ambasada dhe Policia çeke do vijojnë të mbështesin me bazë logjistike Policinë e Shtetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb