LISBONE- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu mori pjesë në Konferencën e 39 të Policive të Kryeqyteteve të Europës, e cila u mbajt në Lisbonë me temë: “Sfidat ndaj sigurisë bashkëkohore në Europë: Cilat janë rrugët dhe menaxhimi i ngjarjeve madhore”.

Në këtë konferencë morën pjesë 36 delegacione të policive të kryeqyteteve të Europës. Gjatë punimeve të konferencës, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu zhvilloi një sërë takimet me homologët e tij nga kryeqytete të ndryshme të Europës. Në konferencë u hodh ideja që një nga takimet e radhës të zhvillohet në Tiranë.

Në fund të konferencës, pjesëmarrësit e 36 delegacioneve nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku theksuan:

1-Krijimin e një komiteti pune për t’i propozuar Bashkimit Europian, mbështetje për sponsorizimin e Konferencave vjetore për policitë e kryeqyteteve të Europës.

2-Krijimin e një komiteti pune të përbërë nga disa forca policore të pranishme, që të propozojnë krijimin e “EUROCIVPOL”, i cili të aprovohet nga autoriteti kombëtar, qëllimi kryesor i të cilit të jetë përmirësimi, kooperimi dhe shkëmbimi i praktikave midis forcave policore dhe komunitetit qytetar.

3-Rëndësinë e policimit në komunitet, për të parandaluar radikalizmin ekstremist dhe përmirësimin e marëdhënieve midis policisë dhe komunitetit.

4-Të bëhet me dije, që është e rëndësishme përmirësimi i trajnimeve operacionale dhe taktikave të shërbimeve që reagojnë për herë të parë ndaj akteve terroriste.

5-Të kuptohet që është thelbësor përmirësimi i mekanizmave për parandalimin e ekstremizmit online, rekrutimi dhe marrja e masave, për implementimin e mekanizmave parandalues.

6-Të bëhen përpjekje maksimale për zhvillimin e mekanizmave sigurues dhe të shkëmbehet informacion midis forcës policore dhe qytetarëve.

7-Të njohë që është esenciale shkëmbimi i informacioneve operative dhe rritja e kapaciteteve të inteligjencës për parandalimin e terrorizmit.

8-Të kuptohet që forcimi i bashkëpunimit midis policive kryeqytetase është me rëndësi madhore, kryesisht investim në forcën policore, rendin publik dhe policinë investiguese.

9-Të theksojë nevojën për bashkëpunim dhe koordinim midis policisë për mbështetje civile dhe ndihmë mjekësore në rastet e ngjarjeve madhore.

10-Të njohë që policia inteligjente, bazuar në skenare, kërcënime apo vlerësim rrisku, mbledhja e informacioneve, është esenciale në menaxhimin e ngjarjeve madhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: