TIRANE  

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.40 , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit  Ardi Veliu është parë në rrugët e zonës së ish-Bllokut në këmbë sëbashku me krerët e Drejtorisë Vendore të Polcisië Tiranë.

Mësohet se Veliu ka dalë për të  inspektuar masat  për parandalimin e ngjarjeve kriminale por edhe pas ankesave nga qytetarët për zhurmat.

Policia e Tiranës po bashkepunon me inspektoriatin e mjedisit për matjen e zhurmave. Mbrëmjen e djeshme dy lokale në Bllok janë gjobitur nga 300 deri ne 500 mije leke nga inspektoriati i mjedisit te mbështetur nga Policia e Tiranës

Veliu u ka kërkuar drejtuesve te Tiranës me shumë kontroll e të punohet me informacionin për të goditur ata elementë që mund të qarkullojnë me armë

“Të rritet forca parandaluese dhe goditëse, mos të ulet ritmi por të vijohet me goditjen e të ashtuquajturëve të fortë,” ishte mesazhi i Veliut.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb