Duket se te PSG do të ketë një revolucion. Qëndrimi i Mbappe dhe ardhja e drejtorit të ri sportiv Luis Campos por ndryshon shumë gjëra. Nga PSG është gati të largohet një formacion i plotë, nga porta në sulm.

Zëvendësuesi i Leonardo-s ka ndërmend të largojë nga ekipi ata futbollistë që nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit edhe duke përdorur një mënyrat e forta. Lojtarët që konsiderohen të tepërt dhe që do të kundërshtojnë zgjedhjet e klubit në merkato do të izolohen dhe do të nxirren jashtë ekipit.

Për drejtuesin kjo metodë nuk është aspak e re. Edhe në të kaluarën, në fakt, në kohën e Lille, lojtarë të ndryshëm, mes të cilëve edhe mbrojtësi Julian Palmeri, janë ankuar për metodën e drejtuesit aktual të parisienëve.

Futbollistët kanë shpjeguar në atë kohë se lojtarët e padëshiruar trajtoheshin shumë keq: largoheshin nga skuadra dhe detyroheshin të ndërroheshin në një tjetër dhomë zhveshjesh. Gjithashtu iu hiqej edhe vendi i parkimit, për t’i bindur që të largoheshin sa më shpejt. Ky është formacioni që pritet të largohet nga PSG:

Formacion Psg

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb