Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi në fjalën e tij në Kuvend ka trajtuar disa problematika, duke u fokusuar tek kanalizimi i ujërave të zeza.

Ndërsa ka kërkuar një reagim emergjent, Koçi u shpreh se Bashkia e Fierit duhet të tregohet më e rreptë lidhur më këtë projekt.

Më tej i kërkoi drejtorit të ri të Kadastrës së Fierit të shembë skemën e zezë të korrupsionit në institucionin që ai drejton.

“Dua të vijoj me disa vërejtje dhe problematika që kam gjetur nga kontaktet me njerëzit. Është detyra jonë që të përfaqësojmë zërin e qytetarëve. Dua të them që pushteti i zgjedhur duhet të jetë më i fortë se pushteti i kompanive. Në Libofshë me të drejtë janë bërë dy investime të mëdha. Te investimi për kanalizimin e ujërave të zeza, kompania që është marrë me këtë projekt i ka zvarritur gjërat. Banorët janë të pakënaqur. Bashkia duhet të jetë më e rreptë dhe i kërkoj drejtorit të ri të Kadastrës në Fier ta shembë skemën e zezë të korrupsionit atje dhe aty të vihen njerëz që përfaqësojnë profesionalizmin” , tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: