KUKËS

Teksa ka folur për nisjen e fluturimeve me kosto të ulët të Wizz Air në aeroportin e Kukësit, drejtori i kompanisë Jozsef Varadi ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për një dhuratë të veçantë.

Bëhet fjalë për një kravatë të pikturuar nga kryeministri, për të cilën  Varadi tha se është më e mira që ka pasur në jetën e tij.

“Do të doja që të paktën të mbanim mend 3 gjëra. Ky është fluturimi i parë që Wizz Air ka zhvilluar në aeroportin e Kukësit. Shumë i lumtur që gjendemi këtu. Ne do të bëjmë disa njoftime të rëndësishme sot, për të lidhur aeroportin e Kukësit me disa pika të tjera të rrjetit të WizzAir.

Ju lutem shihni kravatën time sepse jam shumë krenar. E kam marrë nga kryeministri dhe është kravata më e mirë që kam pasur gjithë jetën, faleminderit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb