Robert Lewandowski zgjodhi të largohej nga Bayern, pas disa vitesh qëndrimi. Klubi insistonte për qëndrimin e futbollistit, por në fund fitoi vetë vullneti i polakur për t’u bashkuar me Barcelonën. Për këtë është rikthyer të flasë drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic.

“Ne donim të rinovonim kontratën e tij, por ai nuk e bëri. Dhe vendosëm që ishte më mirë ta shisnim tani sesa ta lironim në zero në 2024.

Barcelona ka ndërtuar një skuadër të jashtëzakonshme, por ne kemi rregulla dhe, kur rinovojmë me lojtarë që janë mbi të 30-at, nuk shtojmë më shumë se një vit. Ne nuk ishim të gatshëm t’i jepnim një propozim katërvjeçar me një rrogë kaq të lartë. Kjo është një strategji” – Tha ai.

5t

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: