Interi do të zyrtarizojë shumë shpejt transferimet e reja. Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i zikaltërve Beppe Marotta, në një intervistë të dhënë për mediat italiane.

Marotta shprehet se klubi është në negociata me Dybalan, por asgjë nuk është vendosur ende. Sa i përket Lukakut, duket një operacion i kryer. Diçka u tha edhe për shitjen e mundshme të Skriniar.

“Dybala? Nuk e fsheh faktin që jemi takuar me përfaqësuesit e tij. Duhet të eksplorojmë rrugë të reja dhe mes tyre është ende Dybala, për të arritur në një përfundim duhet të ketë konvergjenca të rëndësishme. Nuk ka marrëveshje të definuar për momentin.

Lukaku? Dua të falënderoj Ausilio dhe Baçin, kemi bërë shumë sondazhe, tani është koha për të përmbledhur dhe zyrtarizuar operacionet. Do të ketë disa blerje.

Skriniar? Ka interesim nga disa skuadra, për të dhe për të tjerët. Dhe është normale, sepse skuadra jonë është e rëndësishme. Ne do të vlerësojmë me qetësi. Nuk duam kurrë të heqim dorë nga askush përveç nëse ka kërkesa për shitje. Por qëndrueshmëria duhet gjithmonë të merret në konsideratëdhur dhe zyrtarizuar operacionet. Do të ketë disa blerje” – tha ai.

U7j
U7j

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb