Sezoni i Serie A ka përfunduar dhe koha është për llogari te Interi. Perisiç është në fund të kontratës dhe nuk dihet nëse do vazhdojë apo jo bashkëpunimin me zikaltërit. Lidhur me këtë temë ka folur drejtori sportiv i ekipit nga Milano, Beppe Marotta. Marotta tregon qëndrimin e klubit të tij, teksa dëshirohet kontrata e re.

 

87
87

 

“Ne duhet të vazhdojmë negociatat me përfaqësuesit e tij, shpresa është që të arrijmë një marrëveshje shpejt sepse Perisic ka dëshmuar se është një lojtar i madh dhe profesionist. Nëse ai dëshiron, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë me të” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: