Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave reagon pas medaljes së dytë të artë, që Kosova fitoi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Drejtoria e Arkivave publikon një dokument në “Facebook”, ku shprehet se medaljet e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës kanë histori 77-vjeçare.

“Medaljet e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës kanë histori 77 vjeçare. Urime Kosovë!🇽🇰🇦🇱 Aktiviteti i parë sportiv për rininë shkollore të qytetit historik të Pejës u zhvillua më 2 korrik 1944, sipas dokumenteve të AQSH. Pas këtij, shumë të tjerë u bënë deri sa Peja dhe Gjakova prodhuan tri medalistet e arta olimpike shqiptare: Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën në këtë olimpiadë dhe Majlinda Kelmendin para katër vitesh!”, thuhet në mesazhin e kësaj drejtorie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb