Lufta mes Bayernit dhe Lewandowskit përfundoi me fitoren e sulmuesit polak. Futbollistit iu plotësua dëshira për transferimin te Barcelona, pavarësisht presionit të jashtëzakonshëm të klubit bavarez për të qëndruar. Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë shprehet për Bild se kjo që ka bërë Lewa është e papranueshme.

“Babai im më mësoi se duhet të dalësh pa e përplasur kurrë derën. Kam përshtypjen se këtë bëri Roberti. Kjo është diçka që Bayern nuk mund ta pranojë. Do të flas me Laportën sapo ta shoh”, ka përfunduar Salihamidzic.

Rr

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: