Pesë drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, ndërsa 34 leje drejtimi janë pezulluar për shkaqe të ndryshme.

Policia apelon drejtuesit të respektojnë rregullat e qarkullimit, të respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha dhe të mos ërdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nëpërmjet mjeteve inteligjente, radarëve automatikë, dronit “edukues” dhe alkool-testuesve.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i minitorimit të qarkullimit rrugor nga mjetet inteligjente dhe radarët automatikë, janë pezulluar 34 leje drejtimi, si dhe janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, të mos kryejnë gara shpejtësie, të vendosin rripin e sigurimit , të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb