Drejtuesi politik i PD në Kukës, Flamur Hoxha ka takuar përfaqësues të shoqatës së familjeve të përmbytura nga HEC i Fierzës.

Hoxha thotë se qeveria e Bashës do i mbështesë këto familjve për një zgjidhje përfundimtare, dhe angazhimi është brenda dy viteve.

Kreu i shoqatës, Sherif Kastrati kërkoi zgjidhje e cila mungon prej 30 vitesh për qeranë e munguar të tokës dhe rentën energjitike.

‘‘Shpreh angazhimin tim personal për mbështetjen e tyre në parlament dhe të qeverisë Basha për një zgjidhje përfundimtare me ligj njëherë e përgjithmonë të këtij problemi të mbartur ndër vite, brenda dy viteve të para të qeverisë Basha’’-tha zoti Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb