Drejtuesi politik i PD për qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha, siguroi familjet në varfëri se me qeverisjen e vendit nga PD jeta e tyre do të përmirësohet dhe do të kenë shtetin në krah.

Gjatë një vizite në familjen e Servetes, e cila sipas demokratit, nuk ka mundësi ekonomke rë sigurojë një jetë normale, Hoxha theksoi angazhimin e PD për të dyfishuar ndihmën ekonomike.

Sipas Hoxhës, familja e Servetes është me 7 anëtarë, që jetojnë me 60 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj.

“Janë në shtëpi me qera, me fëmijë të semurë, bashkëshorti i pa punë, rrethana që rëndojnë gjendjen ekonomike të familjes”, shprehet ai.

Nga ana e saj, Servetja i tha drejtuesit politik të PD se ka trokitur në çdo derë, por pa zgjidhje.

Flamur Hoxha e siguroi se PD ka prioritet të vet zbutjen dhe elimimin e varfërisë. “Dyfishimi i ndihmës ekonomike, krijimi i vendeve të reja punës, ulja e çmimit të energjisë elektrike, mbrojtja e familjeve në nevojë me fashën prej 300kw, marrja përsipër 100% e interesave bankare për të pastrehët ndihmojnë në krijimin e standarteve të reja të jetesës”, u shpreh Flamur Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb