Eskpert i sigurisë rrugore, Islam Qibini i ftuar në Programin e Drekës në News24 ka deklaruar se ndalimi i qarkullimit të monopatinave ishte një masë e domosdoshme, kjo për shkak të aksidenteve të shumta që shkaktoheshin prej tyre.
Ai evidentoi se edhe pse ka një rregullore sipas të cilës rregullohet qarkullimi i këtyre mjeteve, drejtuesit e tyre nuk i zbatonin duke u bërë burim aksidentesh, shpesh edhe të rënda.
Qibini tha se drejtuesit e monopatinave kalonin semaforin me të kuqe si dhe bënin manovra të rrezikshme.
“Nisur nga statistikat dhe nga qarkullimi kaotike që përdorën këta kontrollues mjetesh dhe trafiku që ishte rritur në Tiranë, ishte një masë e domosdoshme. Këtë shqetësim e kanë ngritur edhe ekspertët e shërbimeve rrugore. Kemi drejtues skuterash, që i shpërfillin rregullat. Qarkullojnë me të kuqe në semafor. Bëjnë zigzage duke mos zbatuar rregullat. Në Kodin Rrugor të 2023 mjetet si këto duhet të lëvizin në ekstremin e djathtë të rrugës”, tha Qibini.
