Humbësa kronikë, i konsideroi Kryeministri Edi Rama, drejtuesit politikë të PD-së të caktuar sipas qarqeve.

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama tha se ata janë njëri më humbës se tjetri, pasi shpallën fitoret e Lulit disa herë, tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8.

Kryeministri, njëherazi kreu i PS-së, e krahasoi partinë që drejton me ekipin e basketbollit të Partizanit, të udhëhequr në fushë nga Gazmend Çaci.

“Ky ekipi i humbësave kronike që shpalosi pala tjetër të heq edhe dëshirën për garë. Pastaj këta bërtasin dhe thonë nuk fitohet për shkak të diktaturës së Ramës dhe PS. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo diktatura në fushë e Gaz Çaçit dhe ekipit të Partizanit të asaj kohe, ku edhe rezervat të ngjanin si yjë, ndërsa fusha dukej edhe më e vogël, ndërsa për ekipin e Partizanit edhe më e madhe”, tha Rama.

Dhe duke vijuar të bëjë krahasime, Kryeministri tha se ashtu si ata kampionët e dikurshëm të Partizanit, që nisnin stërvitjen një ditë pasi shpalleshin kampionë, edhe ne kështu kemi vepruar dhe do të veprojmë.

Ai tha se një brez më i ri do të ketë më shumë vend se brezi i PS-së që ka qenë në 4 vitet e mëparshme.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Njësoj si mua dhe juve për një moment u iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbësa kronikë. Njëri më i rraskapitur se tjetri, të njëjtët që e nxorën sa e sa herë fitimtar lulin e shkretë dhe tani do ta vulosin fitoren në penxheren e katit të 8. Dhe pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Edi Ramës dhe PS. Diktatura jonë është si diktatura e Partizanit të Gim Fagut dhe Gim Çaçit në fushën e basketbollit që kur hyje në nxemje të dukeshin të dobët dhe thoje sot do t’i rrahim.

Por kur fillonte loja të dukej sikur fusha më e vogël për ty dhe më e madhe për ata dhe rezervat kur hynin në lojë dukeshin yje, pastaj vinin minutat vendimtare kur ta bënin koshin tënd si kullonjëse makaronash me topin që hynte nga të katër anët dhe te koshi i tyre nuk hynte asgjë. Fundi ishte i njëjtë dhe dëshpërues, fitonte diktatura e kuqe. Mbaronte kampionati i radhës dhe ne fillonim pushimet, ndërsa diktatorët fillonin stërvitjen që të nesërmen, një natë më parë kishin ngritur kupën, në 5 të mëngjesit për kampionatin tjetër duke i rënë përqark liqenit… Ne nuk thoshim fituan me hile, mundoheshim të mësonim prej tyre…

PS ngjan shumë me Partizanin e pakonkurrueshëm të asaj kohe. Leximi i fitores me sy kritik, duke shkuar në të gjitha tabelat e rezultateve si për të qëruar oriz në të gjithë territorin dhe ambicia për të përmirësuar rezultatin, përgatitjet e nisura shumë herët për zgjedhjet e ardhshme, me orgfanizimin, ripërtëritjen e orgasnizatave të PS na janë kthyer në fitore, fitore edhe më domethënëse në vijim. Fitorja nuk i takon vetëm atij që e do, por atij që e do aq shumë sa është gati të bëjë gjithçka, për ta marrë. Ne kemi fituar si kurrë më parë në historinë e pluralizmit sepse nuk na ka mjaftuar asnjëherë PS pas fitores, por të bëjmë gati për PS-në që na duhet për fitoren e radhës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: