SLLOVENI- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i shoqërur nga drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano, mori pjesë në konferencën kundër radikalizmit të dhunshëm.
Në Brdo, Slloveni u zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve në këtV kuadër, në Ballkanin Perendimor.
Ky projekt është pjesë e nismës, iniciativa kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor.
Në konferencë morën pjesë Drejtuesit e Policive dhe të Antiterrorit të vendeve të rajonit: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia.
Gjatë konferencës u shkëmbyen eksperiencat më të mira, si dhe u diskutua për të forcuar më tepër bashkëpunimin dhe koordinimin në të ardhmen.
Një pikë tjetër e diskutimeve ishte dhe fluksi migrator, kryesisht për migrantet e paligjshëm që vijnë nga zonat e konfliktit.
Të gjitha shtetet pjesmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeve.
(BalkanWeb)