Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas falënderoi kryetarin e radhës së OSBE-së, Edi Ramën, për kompromisin e arritur me stafin e ri.

Nën kryesinë e radhës së Shqipërisë, ka nisur dje takimi i radhës i OSBE-së dhe në seancën e sotme ndërsa sot u miratua edhe stafi i ri kryesues. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, falënderoi personalisht, ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Edi Rama, për kompromisin e arritur me stafin e ri: “Kompromisi që kemi përpara u arrit, sidomos falë përpjekjeve të palodhshme të kryesisë shqiptare. Ju, i dashur Edi Rama, dhe ekipi juaj keni meritë që ekipi i ardhshëm drejtues, jo vetëm që ka një nivel të lartë kualifikimi, por për herë të parë në historinë e OSBE-së i përmbush të gjitha ambiciet për balancë gjinore dhe gjeografike. Për këtë ju jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë”, tha shefi i diplomacisë gjermane në konferencën virtuale.

Maas shprehu keqardhje që nuk ishte vetë në Tiranë për të shijuar “mikpritjen proverbiale” të shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb