Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka mësohet se është caktuar drejtues i PD-së për qarkun e Durrësit. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa.

Paloka pritet tashmë të drejtojë fushtën në qarkun e Durrësit. Po ashtu mësohet se një tjetër emër i njohur në parti, Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i është konfirmuar drejtimi politik i PD, në Elbasan.

Më herët, janë bërë të ditur edhe tre emra të tjerë si drejtuesë politikë në qarqe, Enkelejd Alibeaj në Fier dhe Helidon Bushati në Shkodër si dhe Bujar Leskaj në Vlorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: