Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kritikuar Edi Ramën për drejtuesit e rinj të PS në qarqe, të cilat janë figura të vjetra në parti.

Kryemadhi thotë se Rama ka dështuar si kryeministër dhe refuzon të shohë alternativë më të mirë.

Sipas saj, të rinjtë janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Ajo shton se me të rinjtë është koha për të ecur drejt Evropës.

 

 

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb