Mesditën e sotme, teksa udhëtonte në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, drejtuesja 28-vjecare e një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ajo është përplasur me një shtyllë dhe është dërguar në spital për kurim.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 13:53, në rrugën dytësore Vorë – Tiranë, mjeti me drejtuese A.L., 28 vjeçe, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: